• |
ide | kryesore

Samsung 8 dhe shuma marramëndëse që kushton!

Arkiva, Planet
778f2ce51f3d26b492a3199144a5efb0.jpg



Që në momentin e parë të publikimit në Britaninë e Madhe, Samsung S8 do të kushtojë 799 paund ose 970 dollarë, 920 euro, 125.000 lekë.

Detajet e çmimit për dy versionet, S8 dhe S8 Plus, janë bërë publike në faqen zyrtare të Mobile Fun, bashkë me detajet teknike të dy pajisjeve. Të dy do të kenë një memorie prej 63GB, me formë të përkulur, ekran të versionit më të fundit, që është i mbrojtur si nga uji ashtu edhe nga pluhuri. Dallimi i vetëm është se S8 plus ka një ekran më të madh, po ashtu një bateri më të madhe.

Pritet që kompania Samsung të bëjë prezantimin zyrtar të tyre më 29 mars, ku edhe do përshkruajë karakteristikat e secilit prej telefonave. Ndërkohë që i vlefshëm për t’u blerë do jetë vetëm pas 28 prillit.