• |
ide | kryesore

Sulm terrorist në një dasëm në Irak. 26 persona të vdekur, 7 prej tyre fëmijë

Arkiva, Planet
Irak-480x270.jpg



Dita më e rëndësishme e jetës për një çift në Irak ka marrë një kthesë tragjike. Dy persona kanë hedhur veten në erë në fshatin Hajaj, në Irak, ku po mbahej një dasmë, e për pasojë 26 persona kanë humbur jetën.

Sulmi vetëvrasës ka ndodhur në afërsi të qytetit të Tikrit. Associated Press raporton se 7 prej viktimave ishin fëmijë, ndërsa 25 persona janë plagosur.

Fill pas sulmit të rëndë, përgjegjësinë për aktin kriminal e ka marrë grupi militant i Shtetit Islamik. /LAPSI.AL/