• |
ide | kryesore

VIDEO/ Juventus fiton ndaj Milan me një penallti të dyshimtë në minutën e 97-të

Arkiva, Sport
225807912-450b5fd1-33c9-4e14-9bba-84208665dc76.jpg



Juventus fitoi 2-1 duelin e madh përballë Milan. Bardhezinjtë gjetën golin me qendërmbrojtësin Mehdi Benatia pas çerek ore lojë, ndërsa Karlos Baka riktheu baraspeshën dy minuta para pushimit. Kur dukej se takimi po ndahej pa fitues, Matia De Shiljo preku topin me dorë në zonë dhe arbitri Davide Masa drejtoi dorën nga pika e bardhë. Paulo Dibala mposhti Donarumën në minutën e shtatë shtesë. Me këtë fitore Juve e sheh veten 11 pikë para Romës së vendit të dytë. Në krahun tjetër, disfata i heq mundësinë Milanit për të parakaluar përkohësisht Interin në vendin e gjashtë.