• |
ide | kryesore

Nga favorit për President të Francës, sot nën hetim/ Akuzat ndaj Fracois Fillon

Arkiva, Planet
aptopix-france-fillon-scandal.jpg



Kandidati për President të Francës, Francois Fillon, është përfshirë në një hetim për shpërdorim të fondeve publike, pasi dyshohet se ka paguar familjen e tij me qindra-mijëra euro për  punë të pakryera.

Edhe pse Fillon i ka mohuar kategorikisht këto akuza, e madje edhe ka “kërcënuar” se nëse vihet nën hetim do të tërhiqet nga gara, prokuroria nuk ka vonuar për të nisur hetimet formale ndaj kandidatit për President.

Ish-kryeministri, tani ka zbritur në renditje si favorit për të fituar zgjedhjet pas kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe kandidatit të qendrës Emmanuel Macron, kur deri para pak kohësh mbante vendin e parë. /LAPSI.AL/