• |
ide | kryesore

Kërcënimet e Koresë së Veriut/ SHBA shton praninë ushtarake në gadishullin Korean

Arkiva, Planet
flote-1.jpg



Hedhja e katër raketave balistike nga Koreja e Veriut shumë pranë bregdetit të Japonisë duket se kanë alarmuar SHBA-të, të cilat kanë rritur ndjeshëm praninë ushtarake në gadishullin korean.

Sipas Daily Mail, në Korenë e Jugut ka mbërritur një aeroplanmbajtëse amerikane që duket se ka për qëllim të stepë çdo iniciativë të rrezikshme që mund të marrë Koreja e Veriut.

Agjencia e lajmeve “Yonhap” e Koresë së Jugut thotë se prania e shtuar ushtarake është pjesë e një plani për të “hequr qafe” diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Një zyrtar i lartë i ushtrisë, që ka dashur të mbetet anonim ka deklaruar se: “Forcat ushtarake do të kenë disa misione për të depërtuar në veri, atje ku pritet të godasin objekte të rëndësishme të Koresë së Veriut.

Më shumë se 80 aeroplanë, avionë luftarakë F/A-18F, super hornet, e E-2C Haëkeye ndodhen në bordin e aeroplanmbajtëses.