"/> Merkel takon Putin? Kremlini konfirmon - Lapsi.al
  • |
ide | kryesore

Merkel takon Putin? Kremlini konfirmon

Arkiva, Planet
putin-merkell.jpg



 

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka parashikuar të zhvillojë një vizitë në Moskë për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Nga ana e tij, Putin kishte deklaruar se priste vizitën e kancelares Merkel, gjatë vizitës në Moskë më 9 mars të shefit gjerman të Diplomacisë, Sigmar Gabriel.

“Ne kemi rënë dakord për datën”, deklaroi këshilltari i Kremlinit Juri Ushakov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”, pa dhënë më shumë detaje.

“Merkel dhe Putin sigurisht që do të diskutojnë për Ukrainën”, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov.

Peskov theksoi se administrata presidenciale ruse do të njoftojë datën e vizitës së Merkel në po të njëjtën ditë me kancelarinë gjermane.

Merkel nuk ka qenë në Moskë që prej 10 majit 2015, ndërkohë që tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit ishin në kulmin e tyre për shkak të konfliktit ukrainas. /LAPSI.AL/