• |
ide | kryesore

“Plas” SHBA-Rusi, zyrtarë rusë nën hetim për krime kibernetike

Arkiva, Planet
dacgroup-com-hacked-77000-state-farm-financial-giant-accounts-leaked-2.jpg



Dy spiunë rusë dhe dy hakera pritet të paditen nga Departamentti Amerikan i Drejtësisë për grabitjen e 500 milionë llogarive të përoruesve të “Yahoo” në vitin 2014.

Në shënjestër të akuzave janë dy anëtarë të Agjencisë Rusë të Inteligjencës FSB dhe dy piratë informatikë të punësuar nga rusët.

Akuzat përfshijnë pirateri kibernetike, mashtrim, vjedhje sekretesh industriale dhe spiunazh ekonomik.

Kjo do të ishte hera e parë që SHBA bën akuza zyrtare kriminale kibernetike kundër zyrtarëve rusë, sipas lajmit të “Washington Post”, transmeton Tch.

Burimi i “Washington Post”, sqaron se këto akuza nuk kanë të bëjnë me sulmin kibernetik ndaj komitetit kombëtar demokratik apo me hetimin e FBI-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016-s. Por reflektojnë dëshirën në rritje të qeverisë amerikane për të nxjerrë para përgjegjësisë zyrtarë të qeveria të huaja të përfshirë në sulme kibernetike.

Vjeshtën e vitit të kaluar “Yahoo” raportoi këtë sulm të vitit 2014 ndaj saj. Më vonë, kolosi amerikan zbuloi një tjetër sulm edhe më të madh të viti 2013 që kishte prekur mbi 1 miliard përdorues, por zyrtarë të kompanisë nuk thanë nëse dy ngjarjet kanë lidhje, transmeton Tch.

“Washington Post” shkruan se të paktën në sulmin e 2014-s, agjencia ruse FSB, pasardhësja e drejtpërdrejtë e KBG-së famëkeqe, sulmoi llogaritë e “Yahoo” për qëllime zbulimi, duke shënjestruar gazetarë, disidentë dhe zyrtarë amerikanë, dhe i lejoi hakerat që kryen sulmin që t’i përdorin llogaritë për përfitime financiare. /LAPSI.AL/