• |
ide | kryesore

Shpërthen Erdogan: “Joeuropianët” trajtohen si hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Arkiva, Planet
download.jpg



Presidenti turk Erdogan është shprehur sot se “joeuropianët” po trajtohen sikurse hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pak ditë pasi Gjermania dhe Holanda vendosën të ndalojnë tubimet politike në vendet me popullsi turke, Presidenti turk Erdogan vazhdon t’i sulmojë kët vende, ku sot tha se “fryma e fashizmit” është përhapur në rrugët e Europës. Presidenti

“Fryma e fashizmit është duke u përhapur ashpër nëpër rrugët e Evropës. Hebrenjtë janë trajtuar në të njëjtën mënyrë në të kaluarën”, ka shtuar ai, duke iu referuar persekutimit të hebrenjve nën Gjermaninë Naziste.

“Turkofobia është në rritje, islamofobia është në rritje. Ata janë të frikësuar nga vet migrantët që i strehojnë”, tha Erdogan.

Autoritetet holandeze dhe gjermane kanë ndaluar ministrat turq që të mbajnë tubime, për të marrë mbështetjen e komunitetit turk për referendumin që pritet të mbahet më 16 Prill, përmes së cilit do t’i rriten kompetencat Erdoganit. /LAPSI.AL/