• |
ide | kryesore

Shkodranët tallen me Ramën: Ke 1 vit këndon “Ti nuk di as me ma lyp”

Arkiva, Pikante
Capturefgfh.JPG

Pas shkodranit që u tall me Edi Ramën se djersitet dhe kruan kokën kur sheh Berishën, një banor tjetër ka bërë batuta me kryeministrin për gjendjen e rrugëve. Duke ironizuar sulmet dhe ankesat e Ramës për Voltana Ademin, një prej qytetarëve e ka krahasuar me Bleona Qerretin, që këndonte këngën “Ti nuk di as me ma lyp”.  


Qytetari: Unë ju ndjek me vëmëndje. Nuk e di se ca ke me Bashkinë e Shkodrës se ke një vit që i këndon një këngë “Ti nuk di as me ma lyp”, kur ka mundësi që ju, për Shkodren, të bëni ashtu siç thanë, rrugën e Velipojës dhe atë të Thethit pa e pyetur.


Rama: E kam përgjigjen po nuk ta jap dot kështu, se më fute në korridore të tjera. Ka gjëra me interes kombëtar siç është rruga e Thethit që i bëjmë me Fondin e Zhvillimi, ka dhe rrugë që bëhen me bashkinë, që bashkia duhet të bëjë projektin. Si ia jep kur thotë s’du, ske si ja jep.

Kthehu