• |
ide | kryesore

Të mirat dhe përdorimi i kënasë

Arkiva, Stil
kenaaa.JPG



Kënaja është një përzierje natyrale me fuqi të lartë ngjyruese që dhuron shkëlqim dhe forcon flokun. 

 E mbledhur nga disa bimë të veçanta, mes të cilave Lawsonia, kënaja shitet në formë pluhuri që hollohet në ujë të ngrohtë dhe shndërrohet në një lloj kremi të hollë me të cilin lyhet zona që dëshirohet. Duhet të qëndrojë për disa orë në mënyrë që të lëshojë mirë ngjyrën përmes procesit të oksidimit. 
Veçse, jo të gjitha kënatë kanë veti ngjyruese. Kënaja neutrale për shembull, shërben vetëm për të forcuar flokët. Gratë indiane e përdorin rregullisht dhe efektet I kanë të dukshme. Kënaja e kuqe është e përbërë nga Lawsonia Insermis që arrin t’i japë flokëve dritëhije të hapura.
Në përzierjen e pluhurit të kënasë me ujin e ngrohtë, që flokët të rrinë të butë, këshillohet të shtohen përbërës që ndihmojnë në trajtimin e flokut si mjalti apo kosi që janë të pasur me vitamina dhe kripëra minerale.