• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gafa e lojtarit: Falënderoj gruan dhe të dashurën time! Upsss…

Arkiva, Sport
221431751-1959f892-72ce-4c07-96a3-e0f27db32334.jpg



Me siguri Mohammed Anas do ta ndajë gruaja për shkak të një interviste. Ka ndodhur në Afrikën e Jugut ku ganezi 22-vjeçar sulmues i skuadrës “Free State Stars” u zgjodh si “lojtari i ndeshjes” në fund të takimit që përfundoi 2-2 me “Ajax Cape Town”.

Në fund të garës, duke dhënë një intervistë klasike, Anas fillimisht falënderoi tifozët dhe më pas “gruan time dhe të dashurën time…”

Pas një momenti e rregulloi atë që kishte thënë. “Më falni! Gruan timë. Të dua shumë nga thellësia e zemrës.”

Pas gafës mediat afrikanojugore ende nuk e kanë kuptuar nëse falja u pranua nga zonja Anas./lapsi.al/