• |
ide | kryesore

VIDEO/ Robben sherr me Ancelottin për zëvendësimin, shokët shkrihen së qeshuri

Arkiva, Sport
drgtds.jpg



Kjo fundjavë do të mbahet mend si ajo e ndërrimeve të padëshiruara. Jo vetëm Cristiano Ronaldo gjatë Athletic Bilbao-Real Madrid, por edhe Arjen Robben është nevrikosur tej mase ndërsa uj ul në pankinë nga trajneri Ancelotti në minutën e 85-të në ndeshjen Borussia Monchengladbach – Bayern Munich. 
Holandezi fillimisht i ka dhënë dorën me shumë inat Renato Sanches, dhe më pas evitoi shtrëngimin e dorës me trajnerin përpara se të ulej në pankinë. 
Por këtu vjen e bukura e kësaj situate. 
Ndërsa Robben qëndronte me vështrimin e tij në boshllëk, pas tij shokët u shkrinë së qeshuri me reagimin e numrit 10 të bavarezëve. Nga të gjithë Boateng dhe Ribery nuk e mbajtën dot të qeshurën.
Megjithatë duket se nuk do të ketë çështje te Bayern. 
Pas takimit Ancelotti tha se e kuptonte Robben që nuk donte të dilte nga loja pasi asnjë lojtar nuk e bën me qejf zëvendësimin pasi dëshiron të vazhdojë të jetë protagonist. /lapsi.al/