• |
ide | kryesore

Një zyrë për vajzën e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Arkiva, Planet
ivanka-655x356.jpg



Edhe pse nuk ka asnjë pozicion zyrtar, Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump do të ketë një zyrë në Shtëpinë e Bardhë, bëjnë të ditur zyrtarët.
Gjithashtu 35 vjeçarja do të ketë akses në informacionet klasifikuesedhe një telefon qeveritar, bëjnë të ditur mediat amerikane.
 Ivanka e cila ka markën e saj të modës do t’i bashkohet bashkëshortit të saj i cili është dhe këshilltari i lartë i Trump.
Influenca që ka çifti tek presidenti ka ngritur shumë pikëpyetje rreth konflikteve të mundshme të interesit.
Gjithashtu ka shkaktuar debat nëse janë të qartë kufijtë mes angazhimit politik dhe biznesit familjar të Donald Trump.
Që prej inagurimit të Trump, Ivanka është parë në takime me liderë botërorë si kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kancelarja gjermane Angela Merkel