• |
ide | kryesore

“Trump shumë shpejt do të japë dorëheqjen dhe do largohet nga Shtëpia e Bardhë”

Arkiva, Planet
unnamed (4).jpg



Donald Trump shumë shpejt do të japë dorëheqjen dhe do të dalë nga zyra Ovale, parashikon senatorja demokrate Dianne Feinstein. Ajo theksoi se nëse fusha e golfit që djemtë e Trump kanë hapur në Dubai është bërë me shpenzimet qeveritare, atëherë është shumë e rëndë.  

“Ne e dimë se ai po e shkel ligjin çdo ditë. Ai po krijon marrëveshje të fshehta me Rusinë. Shumë gjëra që ai po bën janë anti-Kushtetuese. Si ta nxjerrim nga zyra?” e pyeti një protestues politikanen 83-vjeçare. Zonja Feinstein, e cila është pjesë e Komitetit Gjyqësor tha: “Ne kemi shumë njerëz që na e kërkojnë këtë. Por un besoj se do të largohet vetë para se ta detyrojmë ne”.

“Nuk e di se çfarë ka ndërmend të bëjë ai, por kam parë djemtë e tij që kanë lëvizur në Dubai ku kanë hapur dhe një klub golfi atje. Dhe nëse kjo është bërë me shpenzimet qeveritare atëherë është shumë e rëndë,” tha Feinstein. /LAPSI.AL/ 

 Dianne Feinstein