• |
ide | kryesore

Adele ndërpret koncertin për një arsye të fortë (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
feature image_Adele.jpg



Këngëtarja britanike, Adele ka reaguar menjëherë sapo ka mësuar rreth tragjedisë së ndodhur në vendin e saj të lindjes.

Këngëtarja, e cila po përformonte në Auckland, Zelandë e Re, i ka dedikuar një nga hitet e saj “Make me Feel My Love” viktimave dhe gjithë popullit anglez. Ajo gjithashtu është shprehur se ndihej çuditshëm që nuk ndodhej sot në shtëpinë e saj. Gjatë koncertit ajo ndërpreu performancën e saj dhe u ndal për t’i shprehur të shprehur ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave.

“Sot në vendin tim ndodhi një sulm terrorist dhe unë ndodhem në anën tjetër të botës. Gjithçka do doja sot është të isha me familjen dhe miqtë e mi. Ato janë mirë, por disa veta kanë humbur jetën. Le t’u a dedikojmë atyre këtë”, përfundon Adele. Edhe një tjetër herë ylli i “Hello” tregoi anën e saj humane duke rrëmbyer kështu adhurimin e gjithë fansave të saj.