• |
ide | kryesore

De Biasi ndryshon sërish skemën e lojës ndaj Italisë

Arkiva, Sport
dfgbf.jpg



Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka ende dyshime sa i përket lojtarëve që do të hedhë në fushë në ndeshjen me Italinë, e kësaj të premteje në “Renzo Barbera” por jo sa i përket skemës. Një ditë më parë Supersport bëri të ditur rreshtimin që trajneri i kuqezinjve ka vendosur për përballjen me të kaltrit, ku për herë të parë do të vendosë skuadrën në fushë me skemën 5-4-1, ku në portë do të luante Strakosha në vend të Berishës së skualifikuar, dhe në mbrojtje mungesat e Mavrajt dhe Xhimshitit, i pari i dëmtuar dhe i dyti i skualifikuar do të mbuloheshin nga Ajeti, Kukeli dhe Veseli, me Hysajn e Agollin të hapur nga krahët, që e bënte Shqipërinë të ngrinte një mur të vërtetë pas.

Zgjedhje këto që në këtë repart mbeten të pandryshueshme. Ndërkohë që pas seancës stërvitore të pasdites së kësaj të mërkure, trajneri duket se ka vendosur të ndryshojë në mesfushë, ku fillimisht kishte vendosur për Llullakun në të majtë e Roshin në të djathtë, ndërsa tani nga informacionet e Supersport, zgjedhjet e tij mendohen se do të jenë Basha dhe Memushaj të palëvizur në qendër, ndërsa Roshi zhvendoset në të majtë, për t’i bërë vend në të djathtë Andi Lilës, me lojtarin e Pas Janinës që ishte futbollisti që vrapoi më shumë në 3 ndeshjet e Europianit. Ndryshime gjithashtu De Biasi ka rezervuar dhe në sulm, ku Sadiku mendohet se do ta nisë nga stoli ndërsa zgjedhje e parë do të jetë Sokol Cikalleshi, që në ndeshjen miqësore të “Marassit” përballë Italisë spikati me lojën e tij të mirë duke mbajtur gjithmonë lartë skuadrën e duke goditur madje dhe shtyllën.