• |
ide | kryesore

Itali-Shqipëri/ De Biasi zbulon për kë do bëjë tifo familja e tij

Arkiva, Sport
image.jpg



Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Italinë trajneri Xhani de Biasi zbuloi për kë do të bëjë tifo familja e tij.

“Për mua, për Shqipërinë. Nesër në stadium do të jetë vajza me të fejuarin e saj, jo gruaja, e cila do ta shohë në TV si gjithmonë. Do bëjnë tifo për Shqipërinë, për babain dhe bashkëshortin” – tha De Biasi.

Ai u pyet edhe për faktin që ndeshja zhvillohet në një qytet ku ka shumë arbëreshë.

“Do të jetë diçka e veçantë. Unë kam qenë në Piana Degli Albanesi, nuk më kujtohet mirë fshati, por mendoj se është gjë e bukur. E dini çfarë më pëlqen nga ndeshja në Xhenova? Fakti që shqiptarët që jetonin në Itali, këndonin himnin italian dhe shqiptar, një reklamë për futbollin i cili shpesh bie në sy për akte kriminale. Fakti që ndajmë një gëzim të tillë është shumë i bukur” – thotë trajneri.

Pse u vendos në Palermo?

“Nuk e zgjedhim ne ku të luajmë, mendoj se secili bën zgjedhjet që mendon më të duhura. Palermo është një qytet i nxehtë dhe kjo besoj është një nga arsye. Besoj se gjithashtu ka edhe besëtytni në këtë rast, pasi në dy ndeshjet e fundit që ka luajtur këtu, Italia ka fituar. Ndaj ne do të kërkojmë të bëjmë atë që kemi në dorë”.

Çfarë do të ndjejë si italian nëse ndalon rrugëtimin e Italisë drejt Botërorit?

“Kur dikush bën këtë punë, duhet të jetë edhe të luajë këto ndeshje si ajo e nesërmja, ku bëhesh tifoz për atë që punon. Unë në Shqipëri nuk jam prej pak kohësh dhe ia kam shpërblyer me seriozitet. Nuk do ta kisha peng, as do ta shihja si fitore personale. Luaj një ndeshje si ajo që luani ju në plazh. Në momentin kur përballet, çdokush kërkon të fitojë. Mendoj se kush zbret në fushë zbret për të fituar. Por kur të jetë himni kombëtar i Italisë dhe Shqipërisë, do të më prekë në aspektin emocional” – e mbyll De Biasi.​ /lapsi.al/