• |
ide | kryesore

Kate Winslet:”Vështirësitë dhe fyerjet për të arritur te Titaniku”(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
kate-winslet2-jpg.jpg



Kate Winslet njihet për vetbesimin me të cilin mbart bukurinë e saj natyrale.

Ajo refuzon gjithnjë që fotot e saj të manipulohen me photoshop, por fituesja e çmimeve Oscar ka treguar se nuk ka qenë gjithnjë kaq në harmoni me veten. Në një event ku ishte e pranishme së fundmi, Kate pranoi se është tallur kur ishte fëmijë për peshën dhe pamjen e jashtme, një eksperiencë që ajo vetë e quan ‘të tmerrshme’.

“E krahasoja veten gjatë gjithë kohës me të tjerët. Më quanin balenë dhe më tallnin sepse doja të aktroja. Më mbyllnin në dollap dhe qeshnin me mua. Ata me thoshin se do isha e lumtur me aktrimin tim nëse do pranoja të luaja role vajzash të shëndosha. Kjo sjellje më bënte të ndihesha shumë keq,” tha Winslet duke rikujtuar kohën që e cilëson si më të tmerrshmen e jetës së saj.

Kate shpjegoi se gjithmonë merrte pjesë në audicionet e shfaqjeve të shkollës, edhe pse nuk siguronte role të mira. Nga një krokodil, apo një bretkosë që kërcent, vendosmëria dhe këmbëngulja e bënë pjesë të një prej filmave më të mëdhenj të të gjitha kohërave: Titanikut. “Mund të jesh nga një vend çfarëdo dhe sërish të arrish gjithçka, besoje këtë. Është e mundur të kapërcesh çdo frikë.”