• |
ide | kryesore

Selena dhe The Weeknd konfirmojnë lidhjen (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
community-pic.jpg



Ata janë bashkë, zyrtarisht bashkë.

Këtë javë, The Weeknd publikoi për herë të parë në Instagram 3 video me Selenën. Megjithatë, Selena nuk kishte dhënë akoma ndonjë konfirmim. Jo se do të duhej; ata u fotografuan fillimisht duke u puthur, kurse javës që shkoi paparacët i kapën në Toronto, ku po kalonin disa ditë pushimi. Toronto është vendlindja e The Weeknd.

Por nuk është i dashuri i parë kanadez i këngëtares. Edhe Justin Bieber është kanadez. Ndaj grimieri i Selenës, Hung Vanngo, e ngacmoi teksa regjistronin një video për në Instagram:

E keni parasysh? Selena vdes për kanadezët.”, tha ai.

Edhe pse nuk e tha hapur, Selena e konfirmoi “dashurinë e dytë kanadeze” dhe u përgjigj:

Epo mirë, mirë.”, duke qeshur dhe duke tundur kokën, “Rri tani, se po xhirohemi.