• |
ide | kryesore

Aktorja bjonde heq dorë nga filmi i Barbie-t (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
amy-schumer-exits-barbie.jpg



Kur u dha lajmi se Amy Schumer do të ishte protagoniste e filmit më të ri “Barbie”, shumë njerëz e duartrokitën sepse më në fund, Barbie nuk do të ishte një kukull perfekte, por një grua me shumë humor dhe inteligjencë.

Por dje Schumer dha lajmin e keq për të gjithë fansat: ajo ka hequr dorë nga ky rol. Jo sepse, siç e kanë zakon shumë njerëz, filluan debatin: “Amy nuk mund të jetë Barbie, sepse nuk duket si Barbie”. Ajo hoqi dorë për shkak se, duke qenë një prej aktoreve më të suksesshme, ka shumë projekte që do t’ia bënin të pamundur të ndiqte xhirimet e këtij filmi.

Për fat të keq, nuk do të mund t’i përkushtohem “Barbie-t” për shkak të axhendës.”, tha ajo për “Variety”. Subjekti i këtij filmi do të jetë pikërisht ky: Barbie që përjashtohet nga Barbieland-i, sepse nuk është e përsosur fizikisht për të jetuar me Barbie-t e tjera.