• |
ide | kryesore

Paris Hilton në prag të martesës?! (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
496927543_640.jpg



Ndonëse kanë më pak se tre muaj që jane lidhur, Paris Hilton, trashëgimtarja e famshme e rrjetit të hoteleve “Hilton”, deklaroi së fundmi për “TMZ” se Chris Zylka, i dashuri i saj i ri, është ai i duhuri.

Dhe jo vetëm kaq, por milionerja e njohur u shpreh se njerëzit bëjnë mirë të jenë të vëmendshëm, duke ngritur dyshime të shumta se ajo dhe aktori 31-vjeçar mund të bëjnë hapine  madh, pra atë të martesës. Megjithatë, 36-vjeçarja gjithashtu deklaroi se më në fund nuk ia ndjen më nevojën një mashkulli krah saj. “Më pëlqen shumë të jem single. Më parë nuk rrija kurrë vetëm. Më duhej gjithmonë një i dashur. Tani ndihëm kaq e pavarur dhe dhe jam kaq e lumtur me vetveten. Nuk më duhet dikush që të më vërtetojë se jam e lumtur.”-u shpreh Paris.