• |
ide | kryesore

Ventura tallet me Bashën: Më ka spiunuar? Kur ta kap…

Arkiva, Sport
page-19-650x358.jpg



Giampiero Ventura ka dhënë deklaratë interesante për Migjen Bashën të cilin e ka pasur lojtar te Palermo. Mediat kanë shkruar se Basha i ka treguar De Biasit disa nga mënyrat e punës së Venturës. I pyetur për këtë, trajneri i Italisë e ka kaluar me humor. 
“Bëtë mirë që ma thatë, tani do ta ketë të vështirë të qarkullojë në Bari (qyteti ku jeton Ventura), herët e vonë do ta kap” – tha trajneri në konferencën për shtyp. 
Përsa i përket takimit, Ventura tha se pret që Shqipëria të luajë fort në mbrojtje.  
“Mendoj se do të luajë kështu, pavarësisht deklaratave në vigjilje. Mendoj se për atë që përfaqëson kjo ndeshje për Xhanin, nuk do të ketë as një minutë të lehtë. Ndaj e përsërit, nëse do të arrijmë fitoren, do të ishte një hap gjigand. Është një ndeshje jashtëzakonisht delikate, uroj që paraqitja jonë ta bëjë të jetë e rëndësishme. Kur them ndeshje e veçantë, i referohem faktit që Shqipëria mund të hyjë në histori, pjesa tjetër janë llafe kot” – tha ai.