• |
ide | kryesore

Zbulohet kush “e dogji” De Biasin për postin e trajnerit të Italisë

Arkiva, Sport
Lipi-kryesore-650x380.jpg



Itali-Shqipëri nuk mund të jetë një lojë si çdo tjetër për Gianni De Biasi, jo vetëm për shkak se trajneri aktual i kombëtares shqiptare rikthehet në Palermo, qyteti në të cilin ai luajti. Ish-trajneri i Brescia, në fakt, rreth 12 muaj më parë ishte në prag të uljes në stolin e axurrëve, pas kontakteve me FIGC, por papritmas u emërua Giampiero Ventura. Kjo kthesë, natyrisht, nuk është harruar nga De Biasi, i cili në prag të garës së drejtpërdrejtë të “Renzo Barbera” la të kuptohet se e di cili ishte drejtor i operacionit të spostimit të tij.
“Unë e di kush është ai, kaq mund të them tani për tani. Natyrisht, do t’ia them edhe emrin atij në kohën e duhur”, – tha De Biasi, që tani për tani preferon të përqendrohet vetëm në fushë. Së këndejmi, mediat italiane janë nxitur për të gjetur emrin e këtij personi, që sipas De Biasit e largoi atë nga stoli i kombëtares axurre. “Corriere dello Sport” shkruan se një marrëveshje mes De Biasit dhe FIGC ishte arritur, në fakt, në sajë të një takimi ndërmjet trajnerit kuqezi, Tavecchio, Uva dhe Gravina. Pas rreth një muaji, megjithatë, presidenti i FIGC vendosi të emërojë Marçelo Lippin si drejtor teknik dhe papritmas ndryshoi diçka.
Përveç miqësisë midis Lippit dhe Giampiero Ventura, e lindur në kohën e tyre te Sampdoria, tashmë është i njohur fakti se trajneri i Italisë në vitin 2006 ishte një nga sponsorët kryesorë të emërimit të Venturas. Për të zbuluar emrin e Lippit, të atij që ia ndërpreu rrugën De Biasit drejt caktimit si trajner i kombëtares së Italisë, megjithatë, sipas një raporti në “Corriere dello Sport”, është vetëm çështje kohe. 60-vjeçari nga Sarmede e kishte marrë “OK”-in nga Tavecchio i vetëm, gjatë një takimi të mbajtur nëntorin e kaluar. Më pas, me emërimin e Marçelo Lippit si drejtor teknik i axurrëve, ndryshoi gjithçka në mënyrë të papritur. Në këtë pikë, ish-trajneri i Juventusit duket se ka vendosur për Venturan, gjë për të cilën duhet të presim vetëm konfirmimin zyrtar./telesport.al/