• |
ide | kryesore

Në pritje të “Triplicate”, Bob Dylan vjen dhe me një intervistë (Video)

Arkiva, Paparazzi
bob.jpg



Përpara publikimit të albumit më të ri Bob Dylan ka dhënë një intervistë ekskluzive me Bill Flanagan.

Këngëtari shprehet se ka qënë fans i Amy ëinehousë duke e konsideruar atë si artisten e fundit me një stil individual.

Për më tepër ai flet për jetën e tij që nga fëmijërija në Minssota.

“Kam lindur në Duluth, qytet industrial, ku kishte porte anijesh, hekurudha. Kishte shpesh borë, marinarë, furtuna.

Nëna ime tregon për ushqim me racione, elektricitet të ndërprerë, mungesë ngrohjeje.

Ishte një vend me errësirë, edhe në mes të ditës, kemi jetuar deri sa u bëra 5 vjeç, deri sa mbaroi lufta” është shprehur Bob.

Ai thekson se ndihet i vetmuar. “Kam humbur miq të vjetër”, duke nisur nga i madhi Muhammad Ali, tek Leonard Cohen, Leon Russell dhe Merle Haggard, “Ishim si vëllezër, të gjithë kemi përshkuar të njëjtën rrugë dhe të gjithë kanë lënë hapësira të pabesueshme boshe brenda meje. Ndihem vetëm pa ta”.

Ka treguar se ka edhe një fans sekret , Frank Sinatra. “Frank njihte ‘The Times They Are a-Changin’ dhe ‘Bloëin’ in The ëind’. I pëlqente ‘Forever Young’, ma thoshte ai vetë.

Një mbrëmje në terracën e tij më tha “Ti dhe unë kemi sytë bojëqielli dhe vijmë prej atje. Dhe tregonte yjet. Mendoja se kishte të drejtë”, tregon fituesi i Nobelit për letërsinë.

Fjalë prekëse rezervuar për atë që për disa vite, në vitet e para të ’60 u konsiderua si “shpirti binjak”, Joan Baez: “Zëri i saj ishte si i një sirenë afër ndonjë ishulli grek”.

“Triplicate” albumi i ri mbledh në tre CD 30 këngë standarde amerikane që datojnë në vitet ’20-’40. Secila nga tre CD është e përbërë nga 10 këngë dhe një gjatësi prej 32 minutash, për këtë veçori Dylan thotë se “është numri i plotësimit.

Është numri me fat dhe numri i dritës.