• |
ide | kryesore

Itali-Shqipëri/ Tifozeria italiane nën kritikë nga mediat: Kur do të zënë mënd?

Arkiva, Sport
plisat-1.jpg



Fansat italianë në ndeshjen Itali-Shqipëri të luajtur në Palermo, fishkëllyen në mënyrë përulëse gjatë kohës kur në sfond jepej himni shqiptar.

Para fillimit të ndeshjes, gjatë ritualit të himneve, u dëgjuan fishkëllima të shumta ndaj himnit shqiptar në stadiumin e “Renzo Barbera-s”, ky gjest është konsideruar i turpshëm edhe nga shumë media italiane të familjarizuara tashmë me këtë vepër të tifozëve italianë. Për këtë veprim janë ngritur shumë polemika në rrjetet sociale.

Ky veprim u përsërit edhe në ndeshjen Itali-Francë dhe kapiteni i kombëtares, Gianluigi Buffon u kërkoi tifozëve italianë, me anë të një gjesti me duar, të kishin respekt ndaj himnit francez.

Mediat italiane thonë se vazhdon të ketë disa tifozë, të cilët kurrë nuk do të zënë mend e nuk do të rriten. /LAPSI.AL/