• |
ide | kryesore

Anita Haradinaj: “Kosova ka nevojë për Ramushin,u arrestua padrejtësisht”

Arkiva, Paparazzi
f2a32eb1-e0c0-454d-9180-400cd7a6e648.jpg



Bashkëshortja e kreut të AAK –së, i cili aktualisht vijon të qëndrojë në Francë pas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar për të nga Serbia, ka rrëfyer për moderatoren Rudina Magjistari momentin kur Haradinaj u ndalua në aeroport.

“Ai po qëndron në shtëpinë e Konsullit në Strazburg dhe është në pritje që të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë punën aty ku e ka lënë. Kosova këto ditë ka nevojë për një opozitë të fortë, të cilën Ramushi e ka menaxhuar shumë mirë”.

Anita e konsideron të habitshme rastin konkret dhe për të zvarritja e këtij procesi vjen për shkak të mungesës së provave. Ajo shprehet se Kosova ka nevojë për Haradinaj dhe është në pritje që të rikthehet sa më parë. Anita Haradinaj sapo është kthyer nga Franca ku ka takuar bashkëshortin e saj. Ajo shprehet se ai është shumë mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.