• |
ide | kryesore

Çfarë thotë Edin Dzeko për Shqipërinë

Arkiva, Sport
esrgsee.jpg



Edin Dzeko ka shënuar sot golin e tij të 50-të me fanellën e kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës duke e cilësuar një ndjesi të veçantë.

“Është shumë mirë të shënosh por ky është goli i 50 me kombëtaren dhe jam i lumtur për të e fitoren, sepse luajtëm me lojtarë shumë të rinj që besoj se e bënë shumë mirë punën e tyre”.

Në “SuperSport” ai foli pozitivisht edhe për paraqitjen e Shqipërisë, me bindjen se kjo e fundit duhej të vazhdonte të përmirësohej siç ka bërë në vitet e fundit.

“Kam pasur fatin të luaj edhe më parë kundër skuadrës tuaj, mendoj se ndeshja ishte e rëndësishme për Shqipërinë dhe për skuadrën tuaj. Tashmë ata duhet të shohin para dhe të bëhen një ekip edhe më i fortë” –tha Dzeko.