• |
ide | kryesore

FOTO/ U përjashtuan përjetë nga stadiumet, por “Illyrian Elite” u shfaqën edhe në “Elbasan Arena”

Arkiva, Sport
17626649_1076576709114696_2324516491218165772_n.jpg



Pas asaj që ndodhi në Palermo, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që të përjashtonte grupimin “Illyrian Elite” nga ndeshjet e Kombëtares si dënim për prishjen e imazhit të Shqipërisë. Por pavarësisht bujës që bëri ky vendim i FSHF-së, në realitet, asgjë nuk ka ndryshuar. “Illyrian Elite” nuk kanë munguar as në takimin e sotëm kundër Bosnjë Hercegovinës dhe nuk kanë ngurruar që të bëjnë të ditur praninë e tyre edhe me një postim në Facebook.

Duket se urdhëresa e FSHF-së nuk u kishte shkuar forcave të sigurisë në stadium, ose këta të fundit kanë vendosur të tolerojnë në këtë ndeshje, pasi grupimi në fjalë nuk u fsheh aspak, përkundrazi. Të pozicionuar në një vend të dukshëm në Tribunën C të stadiumit, ata u paraqitën me fanellat me logot e tyre, për të bërë të qartë se nuk frikësoheshin kurrsesi nga kërcënimi i FSHF-së i cili në rastin konkret rezultoi bosh.

Image may contain: 2 people