• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i kombëtares: De Biasi po na bën të gjithëve budallenj

Arkiva, Sport
De-Biasi-Albania-560x391 (1).jpg



Ish-trajneri i Kombëtares Astrit Hafizi ushte mjaft i ashpër me italianin Xhani de Biasi për të që ndodhi në ndeshjen me Bosnje Hercegovinën. Hafizi njihet si një nga kundërshtarët më të fortë të trajnerit të kombëtares. Në studion e Supersport ai tha se kjo ishte një nga humbjet të shëmtuara të Shqipërisë.  
“Ishte një nga ndeshjet më të mërzitshme që kemi parë. Lojtarët sikur ishin futur nga zori në fushë. Siç ishin disa lojtarë që ishin ngarkuar më shumë seç duhet. Hysaj luan më shumë në të gjitha kompeticionet, që nga Serie A deri në Champions League. Për të nuk kishte arsye që ai të aktivizohej. Unë nuk di pse e kanë aktivizuar. Atë mund ta kishim lënë. Loja nuk kishte ritëm. Për çfarë vleu kjo ndeshje? Për asgjë. De Biasit nuk e di çfarë i shërbeu kjo ndeshje. Për ndeshjen e radhës me Izraelin kjo nuk kishte asnjë vlerë. Pjesën e parë nuk kishte as motivim dhe as dëshirë, në dytën edhe më keq” – thotë Hafizi. Ai foli edhe për deklaratën e De Bisit se për atë që u dha në fushë takimin duhet të kishte fituar Shqipëria. 
“Ai po na bën për budallenj. Sepse nuk e kuptoj. Të japësh një shpjegim të tillë që ne duhet ta fitonim ndeshjen. Ose ne nuk marrim vesh nga futbolli ose ai është shumë finok”- tha Hafizi. /lapsi.al/