• |
ide | kryesore

Ndeshja Shqipëri- Bosnjë, Plisat “godasin” Dardanët

Arkiva, Sport
plisat1.jpg



Grupi i tifozëve, Plisat, pasi kanë mundur të hynë në stadiumin e Elbasanit, edhe një herë tjetër kanë dalë kundër grupit tjetër nga Kosova, Dardanët, të cilët mbështesin përfaqësuesen e Kosovës dhe jo atë të Shqipërisë.

Plisat, të cilët janë duke ndjekur ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, kanë shfrytëzuar këtë rast për të sulmuar tifozët e Kosovës, Dardanët, të cilët në ndeshjen e fundit Kosovë- Islandë, kishin krijuar një baner me mbishkrimin: “Kosova është Kosovë”.

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”, shkruhej në banerin e Plisave, të shpalosur në stadiumin e Elbasanit.