• |
ide | kryesore

Shikoni çfarë kuptimi ka “You’re beautiful” i James Blunt! Do të habiteni (Video)

Arkiva, Paparazzi
jjames.jpg



“You’re beautiful” është kënga më e re e James Blund, por kuptimi i saj nuk i dedikohet ndonjë femre, por përkundrazi.

Në një intervistë për Huffington post 43 vjeçari tregon se kënga është për një mashkull nën efektin e drogës, i cili ngacmon seksualisht një grua në tren. James Blunt në këtë mënyrë shkatërron këngën për shumë romantikë që ishin dashuruar pas saj, por të paktën është i sinqertë më atë që thotë.

Këngëtari britanik shton gjithashtu se pavarësisht se është shumë mirënjohës ndaj “You’re Beautiful” për famën që i dha, ky realizim muzikor i ka ardhur në majë të hundës.

Por, thjeshtë se ndjehet i bezdisur, nuk do të thotë që nuk do vazhdojë ta luajë nëpër koncerte pasi “do të ishte mungesë respekti ndaj fansave të tij”.