• |
ide | kryesore

Modeles shqiptare i censurojnë foton me të bijën (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
emina-cunmulaj-shtatzeni-instagram.jpg



Modelja shqiptare prej kohësh është e martuar me miliarderin Sam Nazarian,si dhe janë bekuar me ardhjen në jetë të një vajze.

Vogëlushja Ella Faria ka mbushur 1 vjeç dhe me këtë rast, modelja ka postuar një seri fotosh nga dita kur ajo lindi. Mes këtyre fotove dallon ajo duke i dhënë gji vajzës, një nga llojet e fotove të censuruara nga politikat e Instagram deri në 2015-ën. Më herët, çdo foto e këtij lloji, fshihej brënda pak minutash nga ky rrjet social duke shkaktuar një sërë revoltash dhe protestash nga femrat kryesisht.

Në SHBA dhe vende të tjera, shumë personalitete të njohura dhe njerëz të zakonshëm pretestuan virtualisht ndaj kësaj censure duke thënë që dhënia e gjirit është diçka natyrale dhe nuk mund kurrsesi të ndalohet.