• |
ide | kryesore

“Sa u fejova, se pastaj i nxorra ujin e zi”, Monika rrëfen historinë e dashurisë me Ilir Metën

Arkiva, Paparazzi
mona.jpg



“Me Ilir Metën jemi njohur në Partinë Socialiste, në 91-shin kur ishim 17 vjeç.” – kështu e ka kujtuar Monika Kryemadhi kohën kur takoi për herë të parë atë që do të bëhej bashkëshorti i saj, babai i tre fëmijëve. Në emsionin e mëngjesit në News 24, përballë të rinjve, deputetja e LSI-së ka treguar disa nga momentet e para të historisë 23-vjeçare me Ilir Metën. Përkundër asaj që dhe të rinjtë në studio thanë se imagjinonin, jo Monika, por kishte qenë Ilir Meta ai që pati propozuar atë kohë adoleshenten. “Nuk më pëlqente shumë në fillim. Iliri është maskilist, i pëlqen shoqëria me burrat.” – rrëfeu Kryemadhi për bashkëshortin e saj.

 “Unë isha e turpshme në dashuri”, tha Monika Kryemadhi duke shtuar, “sa u fejova…, se pastaj i nxorra ujin e zi”.