• |
ide | kryesore

Si po përndiqet Soros nga kryeministri hungarez Orban

Arkiva, Planet
orbanprofil-1024x576.jpg



Kritikat e ashpra se miliarderi Xhorxh Soros po financon opozitën kundër tij po e çojnë kryeministrin hungarez Viktor Orban drejt një hapi drastik: mbylljes së universitetit të famshëm të Europës qëndrore në Budapest. Qeveria e Orban ka paraqitur të martën në 28 mars një projektligj i cililli mund të sjellë pezullimin e këtij aktiviteti.

Nëse ky tekst votohet nga shumica parlamentare aktiviteti i Universitetit të Europës Qëndrore (CEU në anglisht) do të bëhet i pamundur, njoftuan drejtuesit e tij.

CEU i themeluar nga Xhorxh Soros, nuk do të mundet më të vazhdojë aktivitetin sepse pas këtij ligji marëveshja e njohjes së diplomave me shtetit e nju Jorkut nuk do të jetë më e vlefshme, shkruanle gazeta Le Monde që mban datën e 31 marsit.

Façade extérieure de l’Univesité d’Europe centrale, fondée et financée par le milliardaire et philanthrope George Soros, à Budapest, le 7 mars.

Universiteti i vendosur në qëndër të Budapestit (foto lart), ka ncjerë deri më tani 14 mijë të diplomuar, të cilët përbëjnë një elitë të konsiderueshme të të gjitha vendeve të ish lindjes Komuniste. Aty kanë studiuar edhe shume shqiptarë falë një donacioni prej 550 milionë eurosh që ka dhënë miliarderi hebreo çifut.

Një pjesë e mirë e këtyre të diplomuarve bëjnë pjesë edhe sot në qeverinë e idhtarit të demokracisë antiliberale Viktor Orban. Që më fillimin e sulmeve kundër fondacionit për shoqëri të hapur njerzit e afër të Orban e kanë konsideruar universitetin si “krahun e armatosur të Sorosit në Europë”.

Rektori i universitetit të Europës Qëndrore Michael Ignatieff (foto poshte) ka deklaruar se kjo masë synon drejtpërdrejt universitetin e tij. Në konferencën e mbajtur për të kundërshtuar këtë akt ai është mbështetur edhe nga ambasadori amerikan dhe nga shumë homologë të tij të vendeve të BE.Le recteur de l’Université d’Europe centrale (CEU), Michael Ignatieff, lors d’une conférence de presse à Budapest, le 29 mars.

Por qeveria e Viktor Orban duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Sepse tentativa për mbylljen e kësaj foleje të elitave të Europës lindore është pjesë e një projekti më të gjërë lufte që qeveria hungareze i ka shpallur Sorosit. Ajo e ka akuzuar atë se financon opozitën, se mban me para OJF-të dhe mediat kundërshtare. Ajo ka akuzuar gjithashtu Fondacionin për Shoqëri të Hapur se ka subvencionuar organizatat jo qeveritare që promovojnë liritë e njeriut dhe mbrojnë azilkërkuesit. “Ato duan të siellin qindramijra emigrant në Europë” akuzoi me gojën e tij kryeministri ksenofob, Viktor Orban.

Në këtë kuadër qeveria hungareze ka hapur edhe një fushatë konsultimi elektronik me popullin që mendohet se do të përfundojë me një tjetër projektligj i cili do të kufizojë financimin nga jashtë të OJF-ve shkruan Le Monde i së premtes. (përgatiti Lapsi.al)