• |
ide | kryesore

Check up-i që i çjerr maskën shëndetësisë falas

Arkiva, Blog
check up.jpg



Para dy muajsh, nё njё nga ditёt mё tё ftohta tё kёtij viti, takova Laurën dhe Dashin. Janё njё çift nga ata qё plotёsojnё njёri tjetrin edhe nё lёvizje —Laura 36 vjeç dhe Dashi 49 vjeç. Kishin nё duar njё dosje me analiza, diagnoza shqip dhe italisht. Dashi, ose Dashamiri, baba i 3 fёmijёve, ёshtё i sёmurё. Po ta fillojmё nga e para:

Rreth njё vit mё parё, Dashi ndihej keq pёr njё kohё tё gjatё dhe e para gjё qё i shkon nё mend ёshtё Check up-i. E bёn jo njё po plot dy herё. Por, bashkëshortja e tij Laura i duhet tё paguajё mjekun pёr tё lexuar pёrgjigjet , nuk dorzohet; Dashi ёshtё çdo ditё e mё keq!

Sipas analizave, (tё Check up-it tё dytё sepse i pari doli shkёlqyeshёm?!!) rezulton njё hepatit C i thjeshtё dhe aq! Madje pёr tё gjetur tipin e saktё tё tij, duhet bёrё nё privat njё analizё qё kushton 450 euro…..

Laurёn duhet ta njihni! Ёshtё njё grua me njё vullnet tё jashtёzakonshёm.

Gjen nё internet cili ёshtё mjeku mё i mirё nё Bologna, e kontakton nga internet dhe lё takim me tё. Megjithёse jetojnё vetё i gjashtë (me tё jёmёn e Dashit), vetёm me rrogёn 22.000 lek si shofer tё tё shoqit. Merr lek borxh dhe nisen bashkё pёr nё Bologna.

Duke u dridhur mё tregon si i priti mjeku, si e ndihmuan miqtë emigrantё  pёr tё paguar vizitёn, si shkoi vizita….

Ndёrsa priste nga mjeku tu pёrshkruante kurёn pёr hepatitin C….marrin mandatёn; Dashi nuk ka thjesht hepatit por cirrozё tё gradёs sё tretё! Cirrozё evidente edhe nga vlerat e Check up-it tё thjeshtё!

-Po si i bёhet? E pyet Laura.

-Transplant zonjё, sa mё shpejt transplant tё mёlçisё ёshtё e vetmja rrugё qё kemi.

-Le ta bёjmё, e bёjmё dot nesёr?

Mjeku buzëqesh pёr herё tё parё. I njёjti mjek qё pa asnjё buzqeshje kishte bёrё tё mundur qё nё njё spital privat, tu mundёsoheshin analiza falas me kosto disa qindra euro.

Dhe fillon e i shpjegon Laurёs se transplanti i mёlçisё kushton…150.000 euro. Se kostoja nuk ёshtё i vetmi problem, se cirroza ёshtё shumё e pёrparuar dhe ёshtё e rёndёsishme qё trupi ta pranojё kёtё mёlçi tё re.

Laurёs dhe Dashit i bie tavani mbi kokё!

Mezi ja dalin tё jetojnё me rrogёn e Dashit dhe janё nё borxh deri nё fyt me shpenzimet e deritanishme.

Po tani? Laura nё fillim, e provon me shtetin. Edhe ajo dhe i shoqi, kanё votuar pёr Shёndetësin falas! Vetёm se shёndetësia falas, fillon dhe mbaron tek Check up-i! Transplanti i mёlçisё nuk bёn pjesё nё tё! Kristi i shkretё ёshtё shembulli “mё i mirё”! Njё darkё qё Ministri Beqaj ёshtё i ftuar nё  njё TV, Laura e pyet  çfarё bёn shteti pёr transplantet e mёlçisё. Pёrgjigjia e lё pa fjalё:

Shteti ynё ka njё marrёveshje me Turqinё pёr transplantet por pёr tё hyrё nё listёn e pritjes, duhet qё pacienti tё ketё shtetёsi turke?!!!

Ёshtё tepёr!

Laura dhe Dashi ndihen, pёrveçse fatkeqё, edhe tё nёpёrkёmbur. E vetmja ndihmё qё ju premtohet ёshtё nga Italia; u hapet njё dritare ndihme ku njerёz tё mirё, mendojnё edhe pёr tu kursyer gjestin e lypjes. Vetёm se kanё nevojё pёr njё dokument nga shteti shqiptar ku tё thuhet se Ministria e Shёndetsisё nё Shqipёri, nuk mbulon transplantin e mёlçisё.

Laura dhe Dashi fluturojnё!

As qё u shkon nё mend se pengesa do tu vijё jo nga ata qё mbulojnё shpenzimet, por nga ata qё nuk i mbulojnё. I shkruajnё Ministrisё sё Shёndetsisё, Kryeministrit vetё…..por pa asnjё pёrgjigje! E pabesueshme! Mirё qё shteti nuk ka asnjё politikё pёr kёtё transplant, mirё qё nuk ka asnjё marrёveshje me shtete tё tjera, mirё qё nuk ndihmon as anёn administrative tё kёtij kalvari……por nuk lёshon asnjё dokument tё thjeshtё qё ti mundёsojё pacientit “tё lypi” ndihmё gjetkё!

Sepse ky dokument i thjeshtё, do ti çirrte maskёn Shёndetsisё falas! Paçka se do t’i shpёtonte jetёn babait tё tre fёmijёve.

Laurёn e morra nё telefon para disa ditёsh. Nuk mu pёrgjigjë. Kam frikё t’i shkruaj; kam frikё se mos mesazhi im do ta gjejё vejushё! /Adriana Capi – Exit.al



3 Comments

  1. shqiperia akoma nuk ka salle

    shqiperia akoma nuk ka salle trapianti , per veshka, melci e zemer. d.m.th jemi 100 vjet mbrapa perendimit. vetem me isuficens renale ne vit ka 300 shqipetar qe kane nevoje per dializi, harrojeni trapiantin. 26 vjet asgje …….mjere popullli i ndershem qe vuan pasojat . mizerabel.

  2. I pari qe duhet tredhur ne

    I pari qe duhet tredhur ne Shesh te Flamurit eshte Edvin Rama dhe pastaj Ilir Beqaj.Keto kelbaza te regjimit Enverist qe per fatin e keq i kane ngecur ne fyt ketij populli dhe s'mund ti nxjerre.

  3. Eshte e vertete, shendetesia

    Eshte e vertete, shendetesia ska qene ndonjehere e mire por keto vite ka degjeneruar ne kulm! Ne spitalin ushtarak ka gjithsej 30 shtreter, ku mesatarja e pacienteve qe vijne nga gjithe Shqiperia cdo dite eshte 130-140 ne dite. Pavionet e Ushtarakut po gllaberohen avash avash nga Spitali Amerikan. Vetem Kirurgjia dhe nje pavion tjeter jane momentalisht ne adminstrim te ushtarakut. Kirurget nuk shkojne ne pune sepse ska mjete per te kryer operacionet. Gjendja eshte alarmante, por prap rilindja e maskon me kapjen e mediave dhe shperndan  propagande ter diten qe njerezit te mos shohin dot problemet dhe humneren qe po e rrezikon kete vend! OBSH (organizata boterore e shendetesise) ka perpiluar nje raport per Shqiperine dhe ia ka derguar qeverise (e cila nuk e ka botuar prej disa muajsh dhe nuk besoj se do ta botoje) ne te cilin shprehimisht thuhet se: "Ne 2 vitet e fundit rastet e kancerit ne Shqiperi jane rritur me 38%! 4 arsye kryesore percaktohen nga OBSH – 1. Ndotja si pasoje e permbajtjes se larte te squfurit ne karburantet shqiptare; 2. Buka dhe mielli jashte cdo norme e standarti boteror e europian; 3. Ndotja qe vjen nga industrite qe emetojne lende toksike ne ambient (Armo, BP, etj); 4. Pesticidet e perdorura ne bujqesi! KY raport ka nje rekomandim brenda, qe eshte shpallja e emergjences kombetare dhe marrja e menjehershme e masave per kete gjendje. Une ve bast qe askush nuk ka degjuar per nje raport te tille, vetem nese punon me OKB, KiE, OBSH, ose ndonje organizate te ngjashme!