• |
ide | kryesore

Ish bashkëshorti i Katy Perryt:”U ndamë për shkakun e saj”

Arkiva, Paparazzi
katy-perry-and-russell-brand.jpg



Kohët e fundit, duket se të gjithë ish-at e Kate Perry-t nuk bëjnë gjë tjetër përveçse flasin për të. Pas të dashurit të saj historik, John Mayer, i cili u shpreh se krijimi i tij i fundit i dedikohet tërësisht këngëtares, kësaj here ka qenë ish-bashkëshorti i saj, Russell Brand, i cili është shprehur se ende ndihet i dhënë pas këngëtares; edhe pse kjo e fundit e akuzoi se ai i dha fund martesës 14-mujore vetëm me një mesazh të thjeshtë.

“Edhe pse kanë kaluar kohë nga ajo eksperiencë, ndihem shumë mirë në lidhje me të. Kur dëgjoj rreth saj ose kur e shoh, mendoj: Ahh ja tek është, kjo është e duhura”, pohoi ai.

Russell këmbënguli se shkaku kryesor i ndarjes së tyre ishte mungesa e ruajtjes së balancave midis jetës private dhe asaj profesionale. Prej një viti, komediani është bërë baba i një vogëlusheje nga marrëdhënia e tij me Laura Gallacher, për të cilën shprehet se ka ardhur si një lehtësim në jetën e tij.