• |
ide | kryesore

Si e ndaloi Top Channel prezantuesen e tij të shkelë në emisionin e Ermalit

Arkiva, Paparazzi
IMG_0962.PNG



Ishte vetë drejtuesi i “Xing me Ermalin” që zbuloi këtë të vërtetë shkarazi në emisionin e tij. Teksa bëhej gati për lojën me të ftuarin, doktor Skerdin, komediani i Tv Klan u ankua për faktin se në këtë puntatë ishte planifikuar dhe kolegia e tij e Top Channel, Albana Osmani. “Por sikurse punon aty ky punon, ajo nuk mund të vinte këtu te emisioni im”, tha Ermali duke lënë të kuptohet qartë, refuzimin e ftesës nga ana e Top Channel. Ky rast kaloi përtej humorit që emisioni i Ermalit ka në fokus pasi pjesa për të cilën Albana Osmani ishte ftuar në Tv Klan kishte lidhje me nismën e saj “Luledielli”. Në shenjë solidariteti, Ermali mbante veshur bluzën, kurse për apelin e fushatës u kujdes doktor Skerdi.