• |
ide | kryesore

JLo përfundon në gjykatë

Arkiva, Paparazzi
jennifer-lopez-net-worth.jpg



Jennifer Lopez është paditur nga një kompani pajisjesh “hoverboard” e cila ka furnizuar stafin e këngëtares.

“Sidekick Group Corporation”, në padinë e bërë, pretendon se i ka dhënë performuesve dhe balerinëve të këngëtares në total 42 copë “hoverborad”, raporton “TMZ”, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja nuk ka pasur t’i paguajë, por sipas një kontrate të bërë me kompaninë ajo është dashur që “hoverboard” ti promovojë në rrjetet sociale. Kompania ka thënë se Lopez vetëm një herë e ka bërë këtë veprim në profilet e saj, ndonëse ishte e obliguar t’i promovonte një herë në tre muaj. “Sidekick Group Corporation” pretendon se vlera e pajisjeve shkon deri në 54 mijë dollarë.