• |
ide | kryesore

Që pas atakut në zemër Antonio Banderas heq dorë nga shumë gjëra, duke filluar nga cigarja (Foto)

Arkiva, Paparazzi
antonio banderas.jpg

Në një intervistë për “Diario Sur” ylli spanjoll Antonio Banderas ka deklaruar se ka hequr dorë nga cigarja që pas atakut që e goditi në zemër në muajin Janar.

“Nëse diçka e mirë ka dalë nga e gjithë kjo, është se unë papritmas kam lënë cigaren, pa pasur nevojë për pilula. Ka marrë fund!” është shprehur ai.


Banderas, është i njohur për filmat “Zorro” dhe “Philadelphia”, por tashmë ritmi i tij i punës do të ulet dhe siç ka deklaruar do të meret më shumë me shëndetin e tij.

 

 

Kthehu