• |
ide | kryesore

Bebe Rexha ofendon Trump në mes të koncertit(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
bebe-rexha-2016-iHeartRadio-billboard-1548.jpg



Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, gjithnjë e më shumë është në qendër të vemendjes. Përveç potencialit artistik që ka, së fundmi, këngëtarja i ka habitur të gjithë fansat e saj me deklaratën e papritur rreth Donald Trump-it.

Mbrëmë, gjatë performancës në një nga koncertet e radhës, Rexha shprehu hapur mendimin e saj rreth presidentit të SHBA-ve, i cili, siç duket nuk ka qenë aspak pozitiv.

“Mos luaj me statujën tonë të lirisë. Fuck you Donald Trump!” Kaq mjaftoi dhe për pak minuta e gjithë skena u pushtua nga brohoritjet e publikut, që mesa duket e mbështesnin plotësisht këngëtaren.

Ylli i “In The Name of Love” dukej më shumë se e vendosur për fjalët e saj dhe vazhdoi krenare performancën.