• |
ide | kryesore

Homazhet për Françesk Radin, cfarë shkruan bashkëshortja e tij

Arkiva, Paparazzi
0a8e22b1497f30c04b4e0f86db7b32b0.jpg



Në ambjentet e RTSH-së u mblodhën qindra njerëz për t’i dhënë kanautorit lamtumirën e fundit. Bashkëshortja e tij, spikerja Tefta Radi i ka përlotur të gjithë me fjalimin e saj në nder të tij.

“Dua thjesht t’ju përshëndes, t’ju falënderoj për respektin ndaj Frankos. Dua të them se unë u dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet. Faleminderit të gjithëve për respektin!”- tha Tefta Radi.

Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 67- vjeçare në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku qëndroi në gjendje kome për një javë pasi pësoi një hemorragji cerebrale më datë 27 Mars.