• |
ide | kryesore

Këto janë 5 sherret që u bënë publike mes personazheve të njohur (Foto)

Arkiva, Paparazzi
encanoizy.jpg



Dikur kanë qenë miq dhe kolege të mirë por sot ata nuk flasin për shkak debateve që kanë krijuar mes njëri-tjetrit.

1)Gjatë hapjes së Top Award, Ledion Liço përshëndeti të ftuarit dhe në një moment u ndal tek Noizy, ku ndër të tjera tha: Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me makinën e tij ‘Ferrari’. Kështu është kur shet mend me ‘Ferrarin’ e shokut’
-Mesa duket Noizyt nuk i pëlqeu aspak ky veprim dhe reagoi disa orë më vonë në Instagram duke shkruar si në foton poshtë :

zin.jpeg

 

2)Enca Haxhia përmes një postimi i ka ‘përplasur’ dikujt në fytyrë realitetin e saj si një prej këngëtareve më të suksesshme.
‘Ishim shoqe derisa të mbyti xhelozia. Por shiko tani sot? Ku je ti? Pa karrierë, pa koncerte, rri në shpi tu fol për mu. Xhelozi e pastër edhe tek koncerti i shkollës kur tentoje të sabotoje prezencën time. E kujtoj që të vetmet herë kur dilje në ballina ishin kur përmendje emrin tim. Po t’i dhuroj 15 minuta të famës, numëroji mirë. Apo nuk din me i mledh ?! Për një fanse timen‘ – ka shkruar ajo në Instagram.

-Në media u tha se supozohet se ishte për mikeshën e dikurshme të Encës, këngëtaren Beatrix Ramosaj pasi dhe ajo në Instagramin e saj postoi një foto me “photoshop” në trup me mbishkrimin ‘Godass’ që të bën të mendosh se e kishte me këngën ‘Call me Goddess’ të Encës.

enca_beatrix.jpg

3)Një shkrim i botuar në portalin e drejtuar nga Rudina Xhunga ‘, shkruhej per spektaklin “Voice of Albania” se i ka rënë audienca, dhe kjo gjë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Ledion Liços ndaj Rudina Xhungës.
Ai i është përgjigjur Xhunges përmes një fotoje të publikuar në Instagram ku ka treguar statistikat e shikueshmërisë së 43 kanaleve televizive.
“Per Xhungat e kësaj bote, dhe per Rudina Xhunga e cila shkruan keq jo sepse mendon keq per top channel albania por sepse ky i fundit e percolli per ne dritaren e fundit!”, ka shkruar moderatori bashkangjitur fotos.

WhatsApp_Image_2017-04-04_at_09.13.42.jpeg

WhatsApp_Image_2017-04-04_at_09.13.43_1.jpeg

4) Enca dhe Noizy 
Është “sherri” publik me i perfolur i showbiz-it dhe akoma nuk janë pajtuar me njeri-tjetrit qe prej dites kur te dy postuan shkrime per njeri-tjetrin ne rrjetet sociale. Ne foto poshte do shihni shkrimet e tyre.

nnneee.jpg

5)Soni Malaj revoltohet ndaj gazetares 
Një revistë e ka përdorur për kopertinë foton e Soni Malaj me te dashurin e e saj, pa lejen e Sonit duke shkruar “Soni Malaj, netët me biznesmenin”. Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares, e cila është revoltuar dhe ka postuar në Instagram-in e saj , foton e kopertinës së revistës, duke i bashkangjitur mesazh ofendues për gazetaren. Ajo se ëfarë i shkruan Soni gazetares është tek fotoja me poshtë./intv.al/

soniii.jpg