• |
ide | kryesore

Ramës i bie shikueshmëria e televizionit, çfarë po ndodh?!

Arkiva, Paparazzi
IMG_1022.JPG



Në mes të krizës politike, kryeministri Rama nuk i ndal transmetimet e “ERTV. Këtë pasdite ai vizitoi një familje fermerësh në Baldushk dhe së bashku me Saimir Tahirin, ia shtruan me raki, siç raporton newsbomb. E deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme sepse siç thuhet, sipas vendit dhe kuvendi. Ndaj, më shumë se rakia, është shikueshmëria e shfaqjes së tij në facebook, që do i ketë djegur më shumë kreut të qeverisë. Si asnjëherë më parë, shifrat e ndjekësve online u tkurrën në 600. Po të kemi parasysh se transmetimet direkte të “ERTV” kapnin audiencë  rreth 2000 vetë në kohë reale, ky zhvillim duket vërtetë shqetësues.