• |
ide | kryesore

Roman Polaski humb betejën me drejtësinë amerikane, rrezikon arrestimin (Foto)

Arkiva, Paparazzi
roman-polanski-image.jpg



Roman Polanski dështoi në përpjekjen për të mbyllur një herë e mirë betejën gjyqësore me drejtësinë amerikane.

Ai u shpall fajtor për përdhunimin e  një 13-vjeçareje në vitin 1977 në Kaliforni dhe u arratis për t’i shpëtuar dënimit.

Tashmë pas 40 vitesh fituesi i çmimit Oscar nuk mund të kthehet në SHBA pa i rrezikuar arrestimit.

Prokurorët e kanë bërë të qartë se atij nuk do t’i rezervohej një trajtim i veçantë vetëm sepse ishte i famshëm.

“Gjykatësi Scott Gordon refuzoi propozimet dhe kërkesat e të pandehurit”, thuhet në një njoftim të publikuar të hënën nga Gjykata e Lartë e Los Anxhelesit.

Ai aktualisht jeton në Francë dhe gëzon shtetësinë franceze e atë polake.