• |
ide | kryesore

VIDEO/ Strakosha pëson 3 gola, por Lazio kalon në finalen e Kupës së Italisë

Arkiva, Sport
strakoshya-1-780x439.jpg



Roma ka mposhtur 3-2 Lazion në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, por në finale kanë kaluar lacialët falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë.

Golat për Lazion u shënuan nga Savic dhe Immobile, ndërsa për Romën shënuan El Shaarawy dhe dy të tjerë nga Salah.

Në portë për Lazion gjendej shqiptari Thomas Strakosha.   

Lazio në finale do të presë Juventusin ose Napolin që takohen në gjysmëfinalen e dytë të mërkurën.