• |
ide | kryesore

Napoli mund Juventusin, por çfarë thonë mediat italiane për Hysajn

Arkiva, Sport
C_29_fotogallery_1017831__ImageGallery__imageGalleryItem_3_image.jpg



Napoli fitoi 3-2 me Juventusin në një ndeshje nervash. Në fushë për të gjithë takimin ishte edhe mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj. Shumica e medieve italiane i kanë vënë notë të lartë dhe kanë bërë komente mjaft pozitive për lojën e shqiptarit.

“Oasport” i jep notën 7 ndërsa shkruan se “ai ishte një shtysë e vazhdueshme në krah në mbrojtjen e Juves. Vrapon për 90 minuta dhe shtesat, duke u bërë shpesh i rrezikshëm në fazën sulmuese”, cioton lapsi.al.

“Sportmediaset” i jep notën 6 ndërsa veçon emrin e tij në ndërtimin e disa aksioneve.

Edhe “90min” e vlerëson me 6 duke shkruar: “Shtyn mjaft mirë në krahun e tij duke e detyruar Juventusin të zhvendoset në krahun tjetër dhe nuk harron të mbrojë mirë”.

“Corriere dello Sport” i jep notën 6 ndërsa shkruan: “Rrezikoi pak, mund të shtynte më shumë”./lapsi.al/