• |
ide | kryesore

Sulmi kimik/ SHBA kërcënon për veprim të njëanshëm në rast dështimi të OKB-së në Siri

Arkiva, Planet
OKB.jpg



Përkundër qëndrimit disavjeçar të administratës së Barack Obamës, SHBA-ja duket se do të marrë masa të njëanshme për situatën në Siri.

SHBA-ja e ka bërë këtë paralajmërim në rast se OKB-ja nuk arrin t’i përgjigjet sulmit kimik të dyshuar se shkaktoi dhjetëra të vdekur.

 “Kur Kombet e Bashkuara dështojnë vazhdimisht në misionin e tyre të veprimit të përbashkët, ka momente në jetën e shteteve ku ne jemi të detyruar të veprojmë vetë”, theksoi Haley, gjatë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për sulmin kundër Khan Cheikhoun, qytet i vogël të provincës rebele të Idleb, në veriperëndim të Sirisë”-tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.

“Sa fëmijë duhet ende të vdesin para se Rusia të shqetësohet? (…) Nëse Rusia ka influencën që pretendon në Siri, duhet ta përdorë atë”, theksoi ambasadorja amerikane duke i kërkuar Moskës që t’i japë fund këtyre veprimeve mizore”- deklaroi Haley.

Sulmi kimik i para pak ditëve në Sirisë përllogarit 72 të vdekur, mes të cilëve 21 fëmijë. Dyshohet se regjimi sirian i Bashar Al-Assad e ka urdhëruar këtë sulm ndaj një qyteze të Sirisë që kontrollohet nga forcat rebele. /LAPSI.AL/