• |
ide | kryesore

Trump largon nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare Steve Bannon

Arkiva, Planet
stephenbannon.jpg



Presidenti amerikan Donald Trump, ka hequr nga detyra krahun e djathtë të tij në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Steve Bannon. Bannon nuk figuronte në listën e fundit të anëtarëve të NSC të botuar në 4 prill dhe të publikuar në “Register fédéral” njofton agjensia e lajmeve AFP.

Emërimi i këtij kinematografi strategu dhe botuesi kontrovers të medias online Breitbart.com, si këshilltar strategjik i Trump ngjalli reagime të shumta.

Po të njohësh pak Breitbart.com, vë re se përveçse është një media ultra e djathtë, ajo është gjithashtu raciste, anti-semite, misogjine dhe pro nacionalistëve të bardhë. Në më shumë se një rast, gjatë kohës që drejtohej nga këshilltari aktual i Trump, Bannon, Breitbart.com ka botuar tekste kundër muslimanëve. Ajo nuk është mjaftuar me kaq, po nuk ka nguruar të sulmojë edhe hebrenjtë. Madje ka arritur kulme me sulmet seksiste duke mbajtur qëndrime të tilla si: “kontraceptivët i shndërrojnë femrat në të çmendura dhe të shëmtuara”.

Rreth kësaj ideologjie vërtiten edhe mendimet e Stephen Bannon. Ky 62 vjeçar, që  ka qenë më parë oficer marine, bankier tek Goldman Sacsh, pastaj prodhues filmash në Holliwood, është konsideruar nga themeluesi i Breitbart News, Andreë Breitbart me «Leni Riefenstahl i regjizoren e famshme të filmave glorifikues për Adolf Hitlerin.

Ai u shndrua ne javët e para të  Trump në qëndër të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, një nga tre- katër njerëzit më të fuqishëm politikë në ShBA dhenë botë dhe për këtë u bë shumë i lakmuar nga liderët politikë të shteteve të vogla (edhe basha dha një interviste në faqen e drejtuar me parë prej tij. Lexo poshtë).

Ai u bë edhe anëtar i të ashtuquajturit Komision të Parimeve të Këshillit, ku zakonisht preferohen zyrtarë ushtarakë.

Trump ka hequr të besuarin e tij politik në Këshill, një organ që këshillon presidentin për çështje që lidhen me sigurinë kombëtare.

Rolin e tij e ka marrë Tom Bossert.