• |
ide | kryesore

(VIDEO) Bie nga kati i tretë, mjeshtri i famshëm i Kung Fu-së e pret me duar

Arkiva, Planet
kung fu.JPG



Një punonjës ndërtimi për pak ka humbur jetën pasi skela ku ai po punonte u rrëzua, ndërsa ai ngeli varur në cep të një ballkoni.

Për fatin e mirë të punonjësit të ndërtimit aty pranë po kalonte Ëu Qiang, ish-kampion në Kung Fu, i cili e priti me duart e tij, duke mos e lënë të përplaset me tokën, përplasje që mund të kishte rezultuar fatale për të.

Ngjarja, e cila është filmuar nga kamerat e sigurisë të një objekti privat, ka ndodhur në Taicang të Kinës.

Ëu Qiang, është një personazh i njohur në Kinë jo vetëm për aftësitë e tij në artet marciale, por ai ka qenë edhe duplant në disa skena të filmave të aktorit të njohur hollivudian Jet Li. /LAPSI.AL/