• |
ide | kryesore

Sulmi me armë kimike/ Trump po konsideron ndërhyrjen ushtarake në Siri

Arkiva, Planet
trump-730440.jpg



Të mërkurën Trump dënoi publikisht sulmin kimik në Siri si një akt mizor, diçka që sipas tij nuk mund të tolerohet. Presidenti amerikan tha gjithashtu se sulmi kishte ndryshuar pikëpamjen e tij për presidentin Bashar al-Assad, e kjo s’është asgjë e mirë për të, duke qenë se vetëm pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara thanë se rrëzimi i Assadit nuk ishte prioritet.

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley paralajmëroi pak ditë më pare se SHBA-të po mendojnë seriozisht ndërhyrjen në Siri, nëse OKB nuk arrin t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi që la mbi 70 të vdekur, mes tyre 20 fëmij.

Senatorët John McCain dhe Lindsey Graham kanë kërkuar haptazi sulmin ushtarak në Siri. Sipas tyre, SHBA-të duhet të tregojnë se përdorimi i armëve kimike nuk do të tolerohet, ndërsa bënë thirrje për një forcë ndërkombëtare që të shkatërrojë flotën ajrore të Assad.

Sipas “CNN”, Trump tha se është i ndërgjegjshëm për seriozitetin e situatës në Siri, sidimos pas ngjarjeve të fundit, dhe i ka thënë disa anëtarëve të Kongresit se po konsideron ndërhyrjen ushtarake në Siri.

“CNN” raporton se presidenti nuk ka vendosur ende që të përdorë ushtrinë, por ka diskutuar strategji të ndryshme me Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis.

Sipas burimeve të “CNN”-it, Pentagoni prej kohësh ka gati plane për të goditur arsenalin kimik të Sirisë dhe ia ka paraqitur këto administratës. /LAPSI.AL/